Momenti epik/ Sulmuesi bën portierin e kundërshtarëve, i heq golin shokut të skuadrës (VIDEO)
Një ndeshje e Premier League kanadeze midis Valor FC dhe HFX Wanderers mori një kthesë të çuditshme kur William Akio i hoqi ekipit të tij një gol.
Pikërisht kur Alessandro Riggi dukej se e kishte goditur topin, që po shkonte përtej portierit në minutë e 17’, shoku i tij i skuadrës, Akio e largoi topin jashtë vijës, ndërsa vraponte për të festuar, pa kuptuar çfarë kishte bërë.
Ky moment është bërë shumë viral dhe ka sjellë një sërë reagimesh në rrjetet sociale.
Ndërsa në fund ekipi vendas mundi të merrte fitoren vetëm në minutën e 84’, kur Dyer rregulloi gabimin e shokut dhe i dhuroi golin e vetëm Valor FC.



