Monaco gjen pasuesin e Falcaos, arrin akordin me Ben Yedder
Ben Yedder më në fund do të rikthehet në Francë. Golashënuesi më i mire i Sevillas në këto 3 vite me 70 gola e 22 asiste, do të veshë fanellën e Monacos ndërsa më parë në këtë kampionat ka luajtur me Toulouse. 29-vjeçari kishte në tryezë edhe një ofertë faraonike prej 12 milionë euro në vit nga Beijing Gouan por zgjodhi të qëndrojë në futbollin europian pikërisht te Monaco që do të paguajë 40 milionë euro për kartonin e njëkohësisht do t’i jape Sevillas edhe sulmuesin Rony Lopes.



