Ligue 1

Monaco, pikë kthese me Olimpique Marseille në “Velodrome”

Skuadra e Monacos, e parafundit në Ligën e Parë në Francë, mori një pikë “të rëndë” në “Velodrome” ndaj Olimpique Marseille, duke barazuar 1-1 në këtë transfertë. Sigurisht që ky rezultat nuk ka ndonjë peshë të madhe në renditje, por vlen shumë për moralin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Lopez i Olimpique Marseille realizoi golin e parë të takimit në minutën e 13-të. Skuadra nga Principata arriti të reagonte në minutën e 38-të, duke barazuar me Tielemans.

Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi më, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë. Për Monacon kjo pikë mund të jetë si pikënisje, teksa ka siguruar së fundmi shërbimet e Fabregas dhe është shumë pranë firmës edhe me Michy Batshuayi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency