Monchengladbach ngjitet e dyta, një 40-vjeçar nuk i mjafton Werderit
U mbyll me fitoret vendase të Borussia Monchengladbach dhe Mainz java e 10-të e Bundesligës. Në Borussia Park skuadra e Dieter Hecking kaloi lehtësisht me rezultatin 3-0 Fortuna Dusseldorf me golat e realizuar në pjesën e dytë nga Thorgan Hazard autori i një dygolëshi dhe Hoffman. Me këtë sukses skuadra e Dieter Hecking u ngjit në vendin e 2-të në kuotën e 20 pikëve po aq sa edhe Bayerni dhe 4 më pak se Dortmundi kryesues. Tjetër humbje për Werder Bremen e dyta radhazi, këtë herë ndaj Mainz me shifrat 2-1. Goli i 40-vjeçarit Claudio Pizarro i cili edhe në një moshë të madhe vazhdon të lerë shenjë në Bundesliga nuk i mjaftoi bardhjeshilëve për të evituar disfatën.



