Merkato

Monchi bën planet e merkatos, do Zaniolon dhe Rabiot te Arsenali!

Ende pa marrë detyrën te Arsenal, ish-drejtori sportiv i Romës, Monchi kërkon t’i marrë italianëve talentin e skuadrës Nicolo Zaniolo. 50-vjecari duket se i ka idetë e qarta për listën e lojtarëve që duhet të transferojë në “Emirates”, edhe pse është ende herët për të folur, pasi fillimisht duhet pritur zyrtarizmi i tij në detyrën e re te “Topçinjtë”. Emri i parë që spanjolli kërkon të transferojë është sigurisht ai i Zaniolos, i cili mund të konsiderohet si një nga talentet më të mirë të futbollit Italian. Por përveç Zaniolos, Monchi do të kërkojë të bindë edhe Adrien Rabiot, i cili në fund të sezonit do të largohet nga PSG me parametër zero. Emrat e tjerë në listën e 50-vjecarit janë ata të Ever Banega, Daniele Rugani dhe Nicolas Tagliafico.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency