Serie A

Montella bën provat anti-Napoli, risi me Bonuccin

Milani vijon përgatitjet për sfidën e të shtunës në mbrëmje, përballë Napolit. Kuqezinjtë do të luajnë shansin e fundit për të treguar se mund të përballen me ekipet e kreut, por edhe për të mos e thelluar edhe më shumë diferencën me zonën Champions.

Trajneri Montella po punon shumë, veçanërisht në repartin e mbrojtjes, ku kuqezinjtë kanë vuajtur shumë dhe për më tepër do të ketë përballë një sulm vrastar si ai i Napolit. Tekniku i Milanit ka përgatitur një surprizë edhe për futbollistin më në formë të napolitanëve, Lorenzo Insignen, teksa i ka rezervuar një markim special.

Në rreshtimin 3-4-3, të Montellës, bie në sy aktivizimi i Bonuccit si mbrojtës i djathtë, pikërisht në zonën ku qarkullon Insigne. Kjo zgjedhje e Montellës, duket se bëhet për të minimizuar dëmet nga krahu i majtë i sulmit napolitan, por edhe për t’i dhënë Bonuccit më shumë mundësi të luajë me topin dhe të nisë kundërsulme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency