Montella gjen fitoren e parë, Sevilla bind ndaj Espanjolit
Vincenzo Montella ka regjistruar fitoren e parë të tij si trajner në La Liga, teksa Sevilla ka mposhtur 0-3 Espanjolin në Katalunjë.
Ish trajneri i Milanit iu bashkua andaluzianëve në muajin dhjetor dhe në 2 takimet e para në kampionat, kishte regjistruar po kaq humbje.
Krej e kundërt paraqitej situate në Kupën e Mbretit, ku Sevilla i ka fituar të dy takimet nën drejtimin e Montellës.
Vasquez, Sarabia dhe Muriel, ishin autorët e golave të andaluzianëve, në transfertën e sotme ndaj Espanjolit, ndërsa me këtë fitore, Sevilla barazon me pikë Realin e vendit të 4-t.



