Montella kërkon ti shtyjë festën Juves: Ta lëmë frikën në shtëpi, duam tre pikët!
“Do të përballemi me një Juventus të zhgënjyer por gjithsesi, të egër. Është një skuadër që di të kthejë faqe menjëherë duke lënë pas zhgënjimin prandaj do të na duhet të bëjmë maksimumin për të arritur objetkivat tanë. Le ta lëmë frikën e ankthin në shtëpi dhe të zbresim si luanë në fushë” , kështu deklaron tekniku i Fiorentinës Vincenzo Montella në vigjilje të sfidës së të shtunës ku përballë bardhezinjve të Torinos do të tentojë sërish t’iu bëjë një shaka të hidhur.
“Kjo është një sfidë të cilën në Firence e presin me emocione të forta, është një rrugë drejt rikthimit në kompeticionet europiane prandaj kjo është një javë decizive në këtë drejtim. Tek Fiorentina ekziston dëshira për të kriuar një skuadër me identitet, dhe më duhet të them se skuadrat e mëdha nuk formohen gjithnjë me blerjen e lojtarëve më të shtrenjtë por me punën intensive ndër vite. Rezultatet e fundit që kemi parë janë demostrimi i faktit se në futboll gjithçka është e mundur”, citohet tekniku.
Në fund Montella ndalet edhe tek Ronaldo, për të cilin zbulon se kur drejtonte Milanin u përfol hipoteza për ta veshur atë kuqezi. “Ronaldo është për t’u admiruar për mënyrën se si punon dhe stërvitet dhe për dëshirën e madhe që ka për të shtuar sukseset dhe rekordet ndoshta Messi ka më shumë talent por Ronaldo mbetet një pikë referimi për këdo që dëshiron të bëhet futbollist”, përfundon ai.



