Europa League

Montella: Milani do të kthehet në majë, i duhet mbështetje

Milani nuk mundi të bënte kthesën në Europë kundër AEK-ut të Athinës, duke barazuar 0-0 brenda në “San Siro”, në një sfidë ku nuk munguan vërshëllimat e tifozëve. Trajneri Vincenzo Montella e ka të vështirë për ta shpjeguar se përse “kuqezinjtë” nuk arritën të shënonin qoftë një gol.

“Është një moment i vështirë për t’u shpjeguar. Krijuam shumë raste, por nuk mundëm të shënonim. Vërshëllimat? Mendoj se janë për rezultatin, jo për mënyrën sesi kemi luajtur. I kërkoj shoqërisë, por edhe tifozëve të na qëndrojnë pranë.”

Për kritikat e Mirabellit, Montella u përgjigj drejtpërdrejt:

“Kam një marrëdhënie direkte me të. Jemi përgjithësisht mirëkuptues me njëri-tjetrin, por nuk jam dakord me të kur thotë se kundër Interit as nuk zbritëm në fushë. Sigurisht që të gjithë dëshirojmë të shohim spektakël për 95 minuta, por unë e di që kjo skuadër do të përmirësohet ndeshje pas ndeshjeje, derisa të arrijë formën optimale. Shumë lojtarë nuk e kanë veshur kurrë më parë një fanellë kaq të rëndë, prandaj kanë nevojë për mbështetje.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency