Serie A

Montella: Mirabelli i nervozuar? Pas ndeshjes me Napolin, të gjithë ishim

Vincenzo Montella rikthehet të flasë për humbjen me Napolin, ndërsa i përgjigjet edhe pyetjeve mbi nervozizmin e drejtuesit kuqezi, Mirabellit. Tekniku i Milanit u shpreh edhe një herë se skuadra po përgjigjet mirë në fushë, ndërsa për humbjen e fundit, i dha meritën napolitanëve.

“Mirabelli ishte i nervozuar? Pas ndeshjes me Napolin, të gjithë ishim të nervozuar. Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë dhe u përballëm si të barabartë me një skuadër si Napoli, që ka marrë 100 pikë në sezonin e fundit. Me Mirabellin kemi një marrëdhënie të shkëlqyer në aspektin personal, ndërsa ai profesional bazohet te respekti reciprok. Vështirësitë e fillimit ishin të parashikuara, por unë arrij të dalloj rritjen e ekipit, nga java në javë dhe kjo më jep shpresë që situata do të përmirësohet”, u shpreh trajneri i Milanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency