Serie A

Montella nuk bindet: Luajtëm si të barabartë

Vincenzo Montella nuk do të pranojë se Milani i tij nuk është ai që pritej dhe nuk duket gati të përballet me ekipet e mëdha. Ashtu siç ka bërë thuajse gjithmonë në këto ndeshje të fundit, edhe sot tekniku i kuqezinjve nuk e pranoi dominimin e bardhezinjve.

“Në fushë nuk pashë diferenca. Luajtëm si të barabartë me Juventusin, ndërsa ndeshja u vendos nga aftësitë individuale të Higuainit. Ndonjëherë duhet t’i bëjmë edhe komplimentet e merituara kundërshtarit”, tha Montella.

Trajneri i Milanit u shpreh se nuk pret surpriza, ndërsa tregoi se do të vijojë punën, me motivim akoma më të madh, për të rikthyer ekipin në rrugën e duhur.

“Pres të rifilloj punë dhe shumë më i motivuar për t’u rikthyer aty kun a takon, te fitoret dhe vendet e para në renditje. Ndryshe nga skuadrat e mëdha, ne jemi një skuadër e rindërtuar nga e para, por sërish jemi përballur sit ë barabartë me ta. E vetmja gjë që na ka munguar, është të qenurit cinikë, por besoj se kjo kërkon kohën e saj, aq më tepër kur afron kaq shumë lojtarë”, u shpreh trajneri i Milanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency