Futboll

Montella: Prej disa ditësh, shoh ‘funeralin tim për së gjalli’

Vincenzo Montella vijon ta marrë me sportivitet mungesën e rezultateve te Milani. Edhe mbrëmjen e djeshme, pas barazimit 0-0, ndaj AEK-ut të Athinës, trajneri i kuqezinjve i është përgjigjur me një batutë, pyetjes mbi shkarkimin e tij.

“U bë disa kohë që shoh për së gjalli funeralin tim dhe kjo ka një avantazh sepse kupton shumë gjëra. Shoqëria më qëndron pranë dhe më mbështet, por se çfarë do të ndodhë më pas, nuk di të them”, u përgjigj Montella pas barazimit pa gola në kryeqytetin grek.

Sfida e të dielës, mes Milanit dhe Sassuolos mund të rezultojë deçizive për të ardhmen e Montellës, pasi fitorja është rezultati i vetëm që e shpëton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency