Merkato

Montella zgjedh Dragowskin, Lafont rikthehet në kampionatin francez

Portieri 20-vjeçar francez, Alban Lafont ka lënë Fiorentinën dhe kampionatin italian pas vetëm një sezoni, për t’u rikthyer sërish në kampionatin francez, por këtë herë për të veshur fanellën e Nantes.

Gardiani francez luajti plot 34 ndeshje si titullar në skuadrën vjollcë, por në fund të sezonit, trajneri Vincenzo Montella vendosi të besojë te Bartlomiej Dragowski, 21-vjeçari që shkëlqeu në fazën e dytë të sezonit me fanellën e Empolit, ku ishte i huazuar.

Pikërisht për këtë arsye, Lafont është huazuar te klubi i Nantes, që ka ruajtur të drejtën e blerjes përfundimtare në këmbim të 9 milionë eurove, në përfundim të sezonit të ardhshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency