Ligue 1

Montpellier merr një tjetër fitore, mposht Saint Ettiene-n

Pasi mposhti Nicen, me rezultatin 2-0, të dielën e kaluar, skuadra e Montpellierit ka arritur të marrë një fitore të ‘artë’, në transfertën e vështirë të Saint Ettienit.

Miqtë kanë fituar me rezultatin minimal 0-1, pas golit të shënuar nga Mbenza, në minutën e 21-të të pjesës së parë. Montpellier nuk humb prej 5 ndeshjesh radhazi, ndërsa ka shkuar në kuotën e 15 pikëve, pas 10 javësh.

Kjo ishte ndeshja e parë e javës së 10, të Ligës së parë franceze, ndërsa nesër do të zhvillohen 6 takime të tjera. Kjo javë do të mbyllet me supersfidën e të dielës, mes Marsejës dhe PSG-së, në një takim ku do të nderohet edhe ish kapiteni dhe legjenda e kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency