Monza dhe Galliani “të dashuruar” pas Interit, projektohet rikthimi i ish-sulmuesit “zikaltër”
Monza e ka nisur me entuziazëm dhe ambicie pjesëmarrjen e parë historike në Serie A.
Skuadra e Giovanni Stroppa-s, i cili saktësisht një muaj më parë fitoi ngjitjen në play-off, po udhëton drejt një mini-revolucioni, sepse pas Ranocchia-s dhe Cragno-s janë rrugës përforcime të tjera në të gjitha repartet “për një Monza të re dhe pa kufi”, siç nënvizoi Adriano Galliani.
“Ne nuk i vendosim kufij vetës, tani do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen sepse ne duam të krijojmë një skuadër solide dhe të bëjmë mirë” – tha Galliani
Ish-administratori i Milanit, po “peshkon” në Milano, por te Interi.
Ranocchia, Sensi, Candreva…Galliani është fokusuar fort tek Interi dhe këtë e konfirmon edhe emri në pole position për rolin e sulmuesit, ai i Andrea Pinamontit. Në orët e fundit po qarkullon edhe lajmi se Monza është në bisedime me ish-sulmuesin “zikaltër”, Mauro Icardi. Do të ishte një çmenduri, por duke ditur situatën e argjentinasit te PSG-ja, gjithçka mund të ndodhë dhe Galliani nuk e mbyll si pistë.
Pinamonti? Lojtar shumë i mirë, na pëlqen, por shumë është shumë i shtrenjtë. Mauro? Sulmues klasi, por ai është një lojtar i paarritshëm, por unë kurrë nuk kam thënë se diçka në këtë botë është e pamundur…”.
Ajo çfarë i bën tifozët e Monza-s të ëndërrojnë është se Galliani është njeriu i momenteve të fundit dhe gjithmonë ka bërë një goditje “ëndrrash” në orët e fundit të merkatos, por tani mbete për t’u parë.



