Monza e papërmbajtshme/ Merr edhe mesfushorin e Italisë, feston Milani
Monza nuk ndalet në merkato. Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani po formojnë një ekip kompetitiv dhe konkurrues, plot ambicie në sezonin e parë në Serie A.
Galliani ka arritur akordin me Atalantën në lidhje me Matteo Pessina, lojtarin e kombëtares italiane. 25-vjeçari, i cili luan si mesfushor ofensiv, do të luajë me ekipin e vendlindjes, pasi ka lindur në Monza.
Drejtuesit e dy klubeve italiane kanë rënë dakord për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, me detyrim blerje nga Monza nëse ia del të qëndrojë në elitën e futbollit italian.
15 milionë euro do të përfundojnë në arkat e Atalantës, me gjysmën e shumës që do të kalojë te Milani, që ka ruajtur 50% të kartonit të lojtarit në operacionin e Contit. (2017).

Pessina (14 ndeshje dhe 4 gola me Italinë) do të jetë përforcimi i pestë për Monzan, që më parë ka firmosur me Andrea Ranocchia dhe Andrea Carboni (mbrojtës), Alessio Cragno (portier) dhe Stefano Sensi (mesfushor).
Galliani nuk mjaftohet me kaq, pasi po tenton të bindë edhe Mauro Icardin për t’u rikthyer në Serie A. Vera është e gjatë akoma dhe te Monza prurjet e merkatos nuk kanë mbaruar.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



