Morata dhe de Ligt “blaugrana”? Pjanic ka një këshillë për ta
Miralem Pjanic e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luash për Barcelonën dhe duket se nuk ka kujtime shumë të mira nga përvoja e tij në “Camp Nou”. Aq sa në disa raste, pas largimit nga Barça, ka shprehur shqetësimin e tij që nuk e dinte se çfarë i ndodhi që u largua.
Boshnjaku, në një intervistë për Tuttosport, i pyetur për kalimin e mundshëm të Moratas dhe de Ligt te “blaugranat”, deklaroi;
“De Ligt mori një vendim të madh kur zgjodhi të rritej me Bonuccin dhe Chiellinin. Ai duhet të jetë i lumtur tek Juventusi dhe, nëse është, duhet të qëndrojë atje. Këshilla e vetme që do t’u jepja është ta mendojnë dy herë përpara se të largohen nga një vend ku janë të lumtur. Por ndonjëherë lojtarët kanë nevojë për motivim dhe sfida të reja. Morata duhet ta dijë shumë mirë se çfarë po bën.”
Në përfundim të intervistës, Pjanic la një mesazh për Ronald Koemanin dhe lavdëroi Xavi Hernándezin. “Ai është një person që e njeh shumë mirë shtëpinë, me të patjetër do të jenë sërish i shkëlqyer”.



