La Liga

Morata i jep fitoren Atleticos, Joao Felix del i dëmtuar

Atletico e Madridit vuajti shumë ndaj Getafes, por megjithatë arriti të merrte maksimumin e pikëve në “Wanda Metropolitano” në ndeshjen e parë të kampionatit (1-0).

Të dyja skuadra e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë (Molina dhe Lodi u ndëshkuan ne të kuqe pa u mbyllur pjesa e parë), ndërsa Alvaro Morata humbi një 11-metërsh në pjesën e dytë, gabim që do të kishte peshuar shumë nëse nuk do të kishte shënuar golin e vetëm të takimit që në minutën e 23-të pas një krosimi perfekt të blerjes së verës, Trippier.

Debutoi si titullar në La Liga Joao Felix, por portugezi, që shkëlqeu në fazën përgatitore, u zëvendësua në minutën e 66-të nga Llorente pasi u dëmtua.

Një start mjaft premtues për Sevillan, që fitoi 0-2 në fushën e Espanyolit, ndërsa Betisi u mposht në shtëpi 1-2 nga Valladolid. Takimi tjetër mes Alaves dhe Levantes përfundoi 1-0.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency