Spanjë

Morata: Isha shumë pranë kalimit te Barça në janar, Allegri bllokoi gjithçka

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata ka zbuluar se në janar se ishte shumë pranë kalimit te Barcelona.

Në një intervistë të dhënë për “Cadena Ser” ai zbuloi se gjithçka po shkonte shumë mirë, por sipas Moratës ndërhyrja e trajnerit të Juventus, skuadër tek e cila spanjolli ndodhej në formë huazimi sezonin e shkuar, bllokoi gjithçka.

“Është e vërtetë, kishte një interes nga Barcelona. Më thirri Xavi, folëm për futbollin dhe për gjithçka. Ishte kënaqësi, e vlerësoja që një ish-lojtar si Xavi më llogariste, më bëri të ndihem mirë. Kisha 4-5 mundësi të mira, por Allegri bllokoi gjithçka. Ai më tha: ‘Dua që të qëndrosh, dua të të shoh të luash me Vlahovicin’. Për mua ishte një përpjekje të luaja në të majtë, por ia dola.”-tha 29-vjeçari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency