Merkato

Morata “largohet” nga Milani, shumë pranë rikthimit në Madrid

Të gjithë e presin që të përfundojë te Milani, në një marrëveshje që do të çonte sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain te Chelsea, por Alvaro Morata duket se do të rikthehet në Spanjë dhe për më tepër në kryeqytet, Madrid.

Sipas mediave angleze, gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Londër njeriu i merkatos së Atleticos së Madridit, Andrea Berta, i cili ka takuar drejtuesit e Chelseat, për të negociuar mbi një transferim të sulmuesit në Spanjë.

Rikthimin në Madrid duket se e ka me qejf edhe vetë Morata, që përveçse do të kthehej në shtëpinë e tij, do të ketë mundësinë të realizojë edhe njëfarë hakmarrjeje ndaj Realit të Madridit, që e pati dy herë në përbërje, por nuk besoi te ai.

Në Londër raportohet se ka mbërritur edhe agjenti i Moratës, që ka paraqitur te drejtuesit e Chelseat të gjitha ofertat në drejtim të sulmuesit spanjoll, duke dhënë edhe prioritetet për negociata.

Atletico e Madridit po përballet me dëmtimin e Diego Costës dhe kërkon Moratën për t’i besuar sulmin bashkë me Griezmann, por në garë për shërbimet e sulmuesit është edhe skuadra e Sevillas, që i ka ofruar një rol protagonisti spanjollit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency