Serie A

Moratti: Ibra te Interi? Po të isha unë, e bëja ndonjë çmenduri!

Zlatan Ibrahimoviç po shtyn për një rikthim në kampionatin italian dhe “u ka shkelur syrin” klubeve si Interi e Napoli, ndërsa për të komentuar shanset që suedezi të riveshë fanellën zikaltër, është pyetur ish presidenti i milanezëve, Massimo Moratti.

“Po të isha unë president, ndonjë çmenduri mund ta kisha bërë. Megjithatë duhen ruajtur ekuilibrat dhe respektuar futbollistët që janë aktualisht. Janë shumë situata që duhen marrë në konsideratë, para se të ndodhë diçka”, deklaroi Moratti.

Më pas ish numri 1 i klubit zikaltër foli me superlativa edhe për punën që po bën Antonio Conte nën drejtimin e ekipit, duke e cilësuar Interin si një kandidate serioze për titullin kampion.

“Conte dihej që ishte një trajner shumë i zoti dhe po punon mjaft mirë me Interin. Juventusi ka shumë cilësi, por zikaltrit po tregojnë nga java në javë, se janë në gjendje që të luftojnë për titullin kampion”, u shpreh Massimo Moratti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency