Mori fitoren e parë në karrierë, ja si e përjeton spanjolli i Ferrarit
Nga “pole position” në triumfin përfundimtar në Silverstone. Pas 150 garash në F1, Carlos Sainz arrin më në fund të rrëmbejë suksesin e tij të parë në karrierë, duke pas Perez dhe Hamilton. Në fund të garës, spanjolli nuk mund ta fshihte euforinë:
“Kam mbetur pa fjalë, nuk di çfarë të them. Është vërtet fantastike, pas 150 garash, me Ferrarin, në Silverstone. Nuk mund të kërkoja më shumë, nuk do ta harroj kurrë. Sot, Hamilton ishte në forrmë dhe ne ia dolëm të fitonim. Nuk ishte e lehtë, Verstappen na detyroi të shtynim fort. Unë ia dola”, – deklaroi, i pushtuar nga lumturia, piloti i lindur në Madrid. – “Kanë ndodhur shumë gjëra, më në fund ia dolëm. Këtu është gjithmonë e veçantë, fitorja këtu është shumë e rëndësishme për mua”.
Shumë zhgënjim për Charles Leclerc, i cili përfundoi i katërti pas disa vendimeve të gabuara nga bokset:
“Nuk e di nëse mund të kishim bërë diçka ndryshe sot, bëra gjithçka për t’u mbrojtur, por nuk ia dola. Ishte një garë zhgënjyese dhe humba kohë. Sot është fitorja e parë e Carlos dhe dua që ne të fokusohemi në këtë arritje. Jam i zhgënjyer”.



