Mos është çmendur vallë Thomas Muller!
Që sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, nuk është më ai i pari prej disa sezonesh, kjo nuk është diçka e re, por askush nuk do ta kishte besuar që 29-vjeçari do të bënte një ndërhyrje kaq të shëmtuar dhe të rëndë ndaj futbollistit të Ajaxit, Tagliafico. Kartoni i kuq ishte minimumi që meritonte sulmuesi gjerman, që gjithsesi, kërkoi menjëherë falje për ndërhyrjen e tij të pakontrolluar.



