“Mos fol më para finales! Hesht ose fitoje”, legjenda franceze thumbon Salah
Pasi bëri thirrje që të shuhej çdo dilemë në lidhje me fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2022, duke zgjedhur Karim Benzema, ish-legjenda franceze Thierry Henry ka thumbuar Momo Salah, i cili donte më shumë se çdokush tjetër fitimin e Champions League përballë Real Madrid.
Sulmuesi egjiptian u ndal nga një super Courtois, duke dështuar për herë të dytë në finale kundër “Los Blancos”. “E them gjithmonë që nuk është mirë të flasësh përpara një finaleje.
Nëse ai do të kishte triumfuar përballë Realit mund të shprehej që ishte një hakmarrje. Por nëse vendos dhe zgjedh të hapësh gojë përpara finales, atëherë duhet ta fitosh atë”, deklaroi Henry.
Çfarë tha Henry për Karim Benzema? – “Unë thjesht doja t’i thoja diçka ‘France Football’ ose kujtdo që voton… mbylleni votimin, Benzema e fitoi. Mirupafshim!”




