Bundesliga

“Mos ik tek United”, sulmuesi pranon këshillën, zgjedh një tjetër klub anglez

Sasa Kalajdzic është shumë afër transferimit në Premier League, por jo te Manchester United. 25-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Stuttgart, ai ka shënuar 22 gola në dy sezonet e fundit në Bundesligën gjermane, ndërkohë që numëron 4 gola në 15 ndeshje me kombëtaren e Austrisë.

Ralf Rangnick, ish-trajneri i United, aktualisht trajneri i Austrisë, e këshilloi lojtarin shtatlartë të mos transferohet në “Old Trafford”. Në Gjermani raportojnë se sulmuesi shtatlartë ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Wolves.

Drejtuesit e “Ujqve” po kryejnë bisedime intensive me homologët e Stuttgartit. Klubi gjerman kërkon 25 milionë euro për të lënë të lirë Kalajdzic. Marrëveshja finale është afër dhe zyrtarizimi i kalimit të sulmuesit në ishull është çështje ditësh.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency