Angli

Mosha për Thiago Silvan është thjesht numër, Chelsea i rinovon kontratën brazilianit

Thiago Silva do të jetë pjesë e Chelsea-t deri në qershor të vitit 2023. Mbrojtësi brazilian, pasi fitoi Championsin për herë të parë në karrierë në sezonin e parë me blutë e Londrës, vazhdon të performojë në nivele të larta në “Stemford Bridge”, duke fituar besimin e tifozëve dhe të trajnerit Thomas Tuchel.

Gjatë sezonit aktual numëron 22 ndeshje në të gjitha garat, duke treguar qetësinë e tij të zakonshme dhe leximin e lojës në zemër të mbrojtjes.

Drejtoresha e Chelsea, Marina Granovskaia deklaroi pas zyrtarizimit të marrëveshjes se “përvoja, lidershipi dhe performanca e Thiago Silvës kanë qenë dhe mbeten shumë të rëndësishme për këtë skuadër, kështu që ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që t’ia zgjasim kontratën me një vit tjetër.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ndërkohë vetë futbollisti brazilian, pasi hodhi të zezën mbi të bardhë, shtoi:

“Të luash këtu, me Chelsean, është një kënaqësi e madhe. Nuk kam menduar kurrë se do të luaja për tre vjet këtu, në këtë klub të madh, kështu që jam shumë i lumtur që do të qëndroj edhe për një sezon tjetër. Do të doja gjithashtu të falënderoja familjen time, klubin, Marinan dhe zotin Abramovich për këtë mundësi. Do të vazhdoj të jap gjithçka për këtë klub dhe për tifozët, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje, që kur kam ardhur.”

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency