Premier League

Mosha si kriter, Conte kërkon lojtarin e Inter

Antonio Conte është në ndeshjet e fundit të sezonit në Premier League me Tottenham ndërsa synon t’i dërgojë Spurs-at në Champions League. Një kompeticion i cili garanton më shumë të ardhura dhe që do ta bënte klubin më tërheqës në merkato për të afruar element cilësorë në verë.

Madje, tekniku italian e ka në mendje profilin e futbollistëve që do t’i kërkojë drejtuesve anglezë në merkato, ndërsa një kriter i rëndësishëm do të jetë mosha. Madje, edhe nëse bëhet fjalë për një mbrojtës të cilët zakonisht vlerësohen më tepër nëse kanë një eksperiencë të konsiderueshme në CV-në e tyre.

Kështu, i pari në listën e Tottenham është Josko Gvardiol i Leipzig i datëlindjes 2022, por që i preferuari i Contes është Alessandro Bastoni. Conte ka punuar me mbrojtësin e Inter te zikaltërit madje ka qenë ndër të parër të që i ka besuar Bastonit. Tashmë, Conte kërkon të punojë sërish me 23-vjeçarin te Tottenham për të formuar një dyshe me Romeron.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency