Lajme

Moto GP Aragon, garë e ‘çmendur’ e Marc Marquez

Ndonse u nis i pesti nga fundi, piloti spanjoll i Hondës, Marc Marquez zhvilloi një super garë dhe arriti të triumfojë në garën e Aragonit në Spanjë.

Në vendin e dytë dhe të tretë përfunduan Pedrosa dhe Lorenzo, të cilët kompletuan një podium komplet spanjoll. Dy pilotët e Yamahas, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi përfunduan në vend të katërt dhe të pestë, ndonse spanjolli u nis i pari dhe italiani i treti.

Kur kanë mbetur edhe katër gara nga fundi, Marc Marquez kryeson renditjen për pilotë, me 16 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt, Dovizioso. Gara e ardhëshme do të zhvillohet më 15 tetor, në Japoni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency