Lajme

Moto GP, Vinales niset i pari në ‘shtëpi’

Moto GP do të zhvillojë sot garën e pestë nga fundi, në Aragon të Spanjës dhe pikërisht spanjolli Maverick Vinales do të niset i pari, pasi regjistroi kohën më të mirë, në kualifikueset e djeshme.

Menjëherë pas pilotit të Yamaha-s, do të niset Lorenzo, por vlen të përmendet rezultati mjaft i mirë i Valentino Rossi-t, në kualifikueset e djeshme. ‘Doktori’ u rikthye vetëm 23 ditë pas dëmtimit dhe arriti të regjistrojë kohën e tretë më të mirë, në Moto GP Aragon.

Piloti i cilësuar si favorit i kësaj gare, Marc Marquez rrëshkiti me Honda-n e tij në xhiron më të mirë dhe do të niset i pesti nga fundi në garën e sotme. Edhe rivali i tij për titullin kampion, piloti i Dukatit, Dovizioso nuk mori rezultat të mirë në kualifikuese dhe do të niset i shtati.

Moto GP Aragon do të startojë në orën 14:00 dhe pritet me mjaft interes, pasi kampionati ka hyrë në fazën finale, me vetëm pesë gara të mbetura.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency