Premier League

Mou i zhgënjyer me barazimin në Londër, sqaron incidentin me asistentin e Sarrit

Manchester United ishte shumë pranë një tjetër fitoreje spektakolare me përmbysje, teksa pas golit të pësuar në pjesë ne parë ndaj Chelseat, kishte shënuar dy herë me Martial në 45-minutëshin e dytë, por një gol i Barlkleyt në minutën e 6 shtesë, “vrau” ëndrrën e “djajve të kuq”, për të dalë me 3 pikë nga transferta e vështirë londineze.

Vetë Mourinho nuk e fshehu zhgënjimin për këtë rezultat, por pranoi se është shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra e tij, si në planin individual, ashtu edhe në atë të grupit.

“Ishte një sfidë shumë e vështirë, por që e interpretuam në mënyrë perfekte, veçanërisht në pjesën e dytë. Arritëm të bllokojmë lojtarët e tyre kyç, duke bërë që Jorginho të merrte pjesë shumë pak në lojën e Chelseat. Jam shumë i kënaqur për impenjimin e të gjithë lojtarëve dhe për lojën në grup, por rezultati është një zhgënjim për ne”, deklaroi portugezi.

Mourinho u përfshi edhe në një incident në minutat e fundit të sfidës ku ndihmësi i Sarrit shkoi e festoi pranë tij, gjë që u cilësua si provokim nga portugezi dhe nxiti reagimin e tij të menjëhershëm.

“Fillimisht ishte Sarri, që më tha se do ta zgjidhte privatisht këtë çështje dhe më pas asistenti i tij erdhi për të më kërkuar falje. I thashë se nëse e ndjente vërtetë se kishte gabuar ,e pranoja faljen e tij. Edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierën time, në të shkuarën”, deklaroi portugezi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency