Premier League

Mourinho bind Bale, uellsiani te Man.United në verë

Jose Mourinho duket se ka bindur yllin e Realit të Madridit Gareth Bale të bashkohet me Djajtë e Kuq këtë verë. Lajmin e publikojnë të përdishmet spanjolle, sipas të cilave interesimit të gjatë të Manchester United për 28-vjeçarin nga Uellsi i ka ardhur fundi.  Në të vërtetë tentiva e portugezit Mourinho për të përfituar shërbimet e Bale që verën e shkuar rezultoi e dështuar. Gjithsesi, këtë herë operacioni për të çuar në Old Trafford, Gareth Bale pretendohet të mos dështojë më pasi situata që Bale ka përjetuar gjatë kohëve të fundit në Madrid, nuk ka qënë ndër më pozitivet duke i hapur dyert largimit të mundshëm të tij. Projekti i Mourinhos për të riformatuar organikën bazohet në faktin që United kërkon të jetë shumë më konkurues sezonin e ardhshëm në Premier League ndaj kryuesuesve të Mancehster Cityt dhe Bale projektohet si një nga pikat e forta të përforcimit. Nga ana tjetër edhe klubi mbretëror përpilon një listë me disa lojtarë të cilët do të heqin dorë  dorë nga fanella e bardhë dhe mes tyre lakohet Gareth Bale. Pavarësisht dëmtimeve të shumta dhe të njëpasnjëshme këtë sezon, Bale ja ka dalë të shënojë 9 gola në 19 takime të La Ligas. Forma e tij fizike jo e mirë ka bërë që drejtuesit e Real Madridit të kërkojnë të përfitojnë sa të munden nga kartoni i uellsainit në terma financiarë, për të rritur buxhetin që do të investojë në merkaton e tyre të verës. Skuadra e Zinedine Zidane aktualisht renditet e treta në kampiontin spanjoll me një diferencë të madhe prej 15 pikësh ndaj kryuesuesve të Barcelonës ndërkohë që kanë mbetur vetëm 9 takime deri në mbylljen e kampionatit për këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency