Premier League

Mourinho duartroket skuadrën dhe bën ironi me mediat në konferencën për shtyp

E ardhmja e Jose Mourinhos te Manchester United duket se ishte vendosur dhe tekniku portugez pritej të shkarkohej në përfundim të takimit me Newcastle, por përmbysja heroike nga 0-2 në 3-2 e “djajve të kuq” duket se ia ka “zgjatur jetën” në stol atij.

Menjëherë pas ndeshjes, portugezi nuk e fshehu entuziazmin në përballjen me gazetarët, madje nuk ngurroi të akuzojë këta të fundit ,se kanë hedhur më shumë baltë se duhet në drejtim të skuadrës, në javët e fundit.

“Ishte një reagim shumë burrëror, ai i futbollistëve të mi,. Edhe po të mos fitoni, do të isha njësoj i lumtur, me atë që pashë në fushë, por këtë herë mundi i djemve në fushë u shpërblye. Keni krijuar aq shumë presion këto kohë, sa disa djem e kishin të vështirë të zbrisnin në fushë, për të luajtur. Natyrisht që unë jam mësuar me gjëra të tilla dhe nuk habitem me artikujt tuaj, madje para se të vija këtu, po mendoja se tashëm mund të më akuzoni pse bie shi në Londër, apo pse nuk ka një marrëveshje për Brexit”, deklaroi portugezim me ironi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency