Serie A

Mourinho e kërkoi me ngulm, mesfushori synon rekordin e Lampardit

Sot ishte dita e parë në Trigoria për Namanja Matic. Mesfushori serb është gati të nisë aventurën te Roma dhe pasditen e sotme është paraqitur në një konferencë për shtypin.

“Matic ka luajtur më shumë se 600 ndeshje në karrierën e tij, ka fituar nëntë tituj, nuk ka nevojë për prezantim. Jam krenar që zgjodhi Romën. Mund të ndihmojë brenda dhe jashtë fushës dhe në mentalitetin tonë”, deklaroi fillimisht drejtori sportiv i verdhekuqve, Thiago Pinto.

Keni luajtur shumë nën drejtimin e Mourinhos, si lindi kjo lidhje me të dhe cili është objektivi juaj i parë?

Ne e njohim njëri-tjetrin mirë, jam i lumtur që ritakohem me të. Roma është një klub i madh, jam shumë i lumtur. Vetëm Lampard ka luajtur më shumë se unë me Mourinhon, do të përpiqem t’ia kaloj. Kjo skuadër ka lojtarë të rinj dhe cilësorë, mezi pres të nis stërvitjen”.

Pse vendosët për t’u larguar nga Premier League? Çfarë po ndodh në Manchester?

Kam kaluar tetë vite e gjysmë të karrierës sime në Premier League. Roma i tërheq futbollistët, Seria A është një ligë interesante dhe do të jetë një sfidë e mirë. Mund të kisha vazhduar në Premier League, por vendosa të ndryshoj ambient. Do të shohim si do të shkojnë gjërat, por jam i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Manchesteri nuk ka fituar prej shumë kohësh, por patjetër do të përmirësohet dhe i uroj më të mirat. Është e vështirë të thuash se çfarë do të ndodhë, ishte krenari për mua që isha pjesë e një prej klubeve më të mira në botë”.

A ndikoi triumfi i Romës në Conference League në zgjedhjen tuaj?

Negociatat ishin të shpejta. Suksesi i Romës në Conference League nuk ndikoi në zgjedhjen time. Kur marr një vendim, asgjë nuk më bën të ndryshoj mendje”.

A mund të ketë Pellegrini karakteristika të ngjashme me ato të Lampardit?

Pellegrini është një nga lojtarët më të rëndësishëm, jam i sigurt se do të kemi mirëkuptim të madh mes njëri-tjetrin. Më pëlqen shumë, si pjesa tjetër e ekipit. Preferoj të mos përmend emra nga frika se mos harroj dikë.

A preferoni të luani në një mesfushë me dy apo tre lojtarë?

Mourinho mund të ndryshojë sistemin e lojës sipas lojtarëve të tij. Në karrierën time kam luajtur në mesfushë me dy dhe tre, jam përshtatur me nevojat e trajnerit.

Pse nënshkruat për një vit me opsionin për një të dytë? Keni pasur oferta të tjera?

Është normale që të vijnë oferta të ndryshme, doja Romën dhe të punoja me Mourinhon. E kuptoj pyetjen, kam pasur oferta të tjera, por jam i sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur.

Keni folur me Mourinhon para se të nënshkruanit me Romën?

Kam marrëdhënie të mirë me Mourinhon. Vitin e kaluar nuk jemi dëgjuar, ndërsa për Romën folëm disa muaj më parë. Ai më tha se më donte këtu dhe ky ishte një faktor i rëndësishëm. Ambicia e klubit përkon edhe me timen, majin e ardhshëm do të nxjerrim përfundime.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency