Premier League

Mourinho i zhgënjyer me merkaton: Të paktën të blejmë një lojtar

Jose Mourinho vijon të japë shenja zhgënjimi për merkaton e bërë nga drejtuesit e Manchester United. Pas humbjes 1-4 me Liverpoolin, ku një nga golat e “The Reds” u shënua me mjeshtëri nga Xherdan Shaqiri, “Special One” e pranoi që ka një organikë më të dobët se ajo e rivalëve në Premier League:

“Kjo nuk është skuadra jonë, nuk është organika jonë. Pjesë më e madhe e futbollistë që luajtën kundër Liverpoolit nuk do të jetë me ne sezonin e ardhshëm. Mungojnë Pogba, Fellaini, Rashford, Lingard, Matic dhe Valencia. Kjo është skuadra ime. Kemi 4-5 lojtarë të cilëve po u shterrojnë energjitë, sespe shqetësohen për klubin dhe nuk dëshirojnë t’i lënë vetëm lojtarët e rinj përballë emrave të mëdhenj si Milan, Liverpool dhe Real Madrid”.

Pasi deklaroi që do të ishte më mirë që të mos merrte pjesë në International Champions Cup, Mourinho u përqendrua në zhvillimet e merkatos.

“Do të më pëlqentë të kisha edhe dy lojtarë të tjerë në dispozicion, por nëse do të jetë e mundur, mund të vijë një. I kam dorëzuar klubit disa muaj më parë një listë me 5 emra që më interesojnë, shpresoj të paktën të kem një. Nëse do të jetë e mundur, “ok”, nëse jo, do të luftojmë me mundësitë që kemi”.

Sipas mediave angleze, Mourinho shpreson të paktin te afrimi i Maguire për mbrojtjen, ndërsa Yerry Mina e Toby Alderweireld shihen si alternativa të mundshme. Sa i përket merkatos në dalje, përveç italianit Darmian, është pranë largimit edhe francezi Martial, për të cilin ka interes konkret nga Chelsea, Bayern Mynihut dhe Borussia Dortmund.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency