Champions League

Mourinho: Ja pse 4 skuadra janë gjithmonë në çerekfinale

Jose Mourinho ka përfunduar në qendër të sulmeve mediatike nga opinion sportiv, por edhe tifozët e Manchester Unitedit, pas eliminimit nga Champions League të martën në mbrëmje, nga spanjollët e Sevillas.

“Unë u them tifozëve që kanë të gjithë të drejtën të thonë opinionin e tyre dhe të reagojnë, por dua edhe t’ju kujtoj diçka që quhet trashëgimi e futbollit”, tha Mourinho, përpara se të vijonte me një monolog 12 minuta të gjatë, pa u ndërprerë nga askush.

“Nuk mendoj se është e drejtë të sulmohem, pasi trofeu im i fundit është marrë para 10 muajsh, për më tepër, kemi mposhtur Chelsean, Liverpoolin, etj, dhe eliminimi nga Sevilla tani shikohet si dramë. Unë jam i bindur për punën e bërë te United, ashtu siç jam i bindur se duhet të punoj edhe shumë më tepër, për të çuar ekipin në vendin që i takon. Mos harroni se mora një klub që vinte pas dështimesh nga sezoni në sezon dhe në 7 vitet e fundit kishte arritur vetëm një herë në çerekfinale. Trashëgimia në futboll është diçka e rëndësishme, për të shkuar te suksesi dhe unë nuk trashëgova një skuadër të ‘shëndetshme’. Nuk është rastësi që Bayern Munchen, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid, janë gjithmonë në çerekfinalet e Championsit. Këto klube punojnë me një projekt afatgjatë dhe kanë arritur të krijojnë tashmë traditën e tyre të të luajturit. Unë jam në sezonin tim të dytë dhe mendoj se diçka kam ndërtuar, por e di se duhet ende kohë, për të ndërtuar një Manchester fitues, të aftë të përballet me këdo”, deklaroi Jose Mourinho.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency