Mourinho: Ky është sezoni i fundit i Ibras me United
Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së të hënës me Crystal Palace, Jose Mourinho ka sqaruar edhe të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic te “Djajtë”. Portugezi u shpreh se në fund të sezonit Ibra pritet ta mbyllë eksperiencën në “Old Trafford”.
“Të gjithë mendojmë se ky është sezoni i fundit i tij me Manchester United. Gjithsesi, i takon vetë Ibras të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë apo do të heqë dorë nga futbolli. Vetëm ai dëmtim i tmerrshëm i ndau më dysh dy sezonet fantastike që do të kishte patur me Manchester United.”
“Special One” theksoi më tej se gjiganti suedez është një njeri shumë i ndershëm dhe dëshiron të jetë në fushë vetëm kur të ndihet 100% gati.
Sa i përket garës për një vend në zonën Champions në Premier League, Mourinho theksoi se diferenca mes vendit të dytë dhe të pestë është e shumë e ngushtë kështu që pritet luftë e ashpër deri në fund.



