Mourinho lë sërish jashtë Mkhitaryanin
Henrick Mkhitaryan ka përfunduar në tribunë për herë të 7, në 8 takimet e fundit të Manchester Unitedit, në Premier League. Mesfushori armen duket se nuk bën më pjesë në planet e Mourinhos, dhe po pritet vetëm hapja e merkatos së janarit, për t’u larguar nga Manchesteri.
Interi është klubi i parë që ka shfaqur interes konkret për fantazistin armen, duke e parë si një alternativë mjaft të vlefshme për të luajtur pas shpinës së Icardit. Zikaltrit janë gati të përfshijnë në marrëveshje edhe mesfushorin portugez, Joao Mario, që nuk po arrin dot të përshtatet në Serinë A dhe ka kërkuar hapur largimin.



