Mourinho në Napoli, homazh në muralin e legjendës së futbollit
Jose Mourinho, homazh legjendës së futbollit, Diego Armando Maradoan. “Special One” përfitoi nga udhëtimi drejt Napolit për sfidën e kampionatit, për të vizituar muralin kushtuar ish-kampionit argjentinas. Ashtu si në Romë këshillohet të vizitohet Koloseumi, në Napoli është “e detyrueshme” të bëhet një ndalesë në muralin e “Dorës së Zotit”.
Siç raporton “Repubblica”, portugezi i shoqëruar në lagjet spanjolle të Napolit nga drejtori i përgjithshëm Tiago Pinto, vendosi lule në atë që është kthyer në një vend të vërtetë adhurimi për napolitanët. Një homazh për më të madhin nga të gjithë, në qytetin ku ai bëri histori dhe u bë një hyjni.
https://twitter.com/i/status/1515750491187200005



