Itali

Mourinho nuk kënaqet lehtë: E njoh potencialin e tij, Abraham mund të bëjë më shumë

Roma triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Lazios në derbin e kryeqytetit teksa një nga protagonistët e verdhekuqve ishte Tammy Abraham. Sulmuesi anglez shënoi një dygolësh, ndërsa tashmë ka prekur kuptën e 23 realizimeve në të gjithë kompeticionet. Megjithatë, këto statistika nuk mjaftojnë për një trajner si Jose Mourinho i cili thekson se nga lojtari i tij pret të bëjë edhe më mirë pasi e njeh potencialin që Abraham zotëron.

“Kur ju thoni se Abraham është fantastik, unë nuk bie aspak dakord sepse aim und të bëjë shumë më shumë. Jam shumë kërkues ndaj Abraham sepse e njoh potencialin që zotëron dhe unë nuk kënaqem vetëm me faktin e të shënuarit gola. Ai duhet të zbresë në çdo ndeshje me sjelljen që kishte ndaj Lazios”, u shpreh Mourinho.

Në këtë sezon të parë me Romën, 24-vjeçari ka ditur të përshtatet më së miri me stilin e futbollit italian, ndërsa verdhekuqtë janë në garë për të siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm, pa harruar edhe impenjimin në çerekfinalen e Ligës së Konferencës ndaj Bodo Glimt më datë shtatë prill.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency