Serie A

Mourinho para sfidës me Venezian: Mendjen te finalja e Tiranës? Duhet të tregojmë respekt

Në prag të ndeshjes së parafundit të Serisë A, përballë Venezias, Roma do të ketë mbështetjen e madhe të tifozëve verdhekuq, të cilët presin ta mbyllin sezonin me ngritjen e trofeut të “Conference League” në “Air Albania”, kundër Feyenoordit të Roterdamit. I pyetur në konferencën për shtypin për këtë takim të radhës nëse ka rrezik që finalja e Tiranës ta ketë shpërqendruar ekipin e tij, Jose Mourinho u përgjigj:

“Shpresoj që jo. Ka njerëz të interesuar që ne të përfundojmë në vendin e tetë me shpresën se do të fitojmë finalen, kështu që do të ishte një gjë fantastike për futbollin italian të kishte tetë ekipe në Evropë, por kjo nuk duhet të ndodhë me padrejtësi dhe mungesë respekti për ata që punojnë po aq sa ne. Nuk mendoj se do të kemi mungesë përqendrimi.”

Aspektet ku është përmirësuar Roma: “Nuk dua të bëj bilanc, sepse kanë mbetur edhe tri ndeshje dhe janë të gjitha të rëndësishme. Natyrisht, finalja për nga emocionet dhe kuptimi është një lojë që nuk luhet për një kohë të gjatë, por dy ndeshjet e ardhshme janë të rëndësishme.”

Mundësia për të falënderuar tifozët: “Mund t’i falënderoj tifozët dhe lojtarët në rrjetet sociale, por është më simbolike pas ndeshjes, të gjithë së bashku, në fushë, për të treguar mbështetje dhe dashuri, përtej rezultatit të nesërm, përtej këmbës sime të shkatërruar dje nga Kumbulla. Ne do të bëjmë një xhiro rreth fushës të gjithë së bashku, është më e pakta që mund të bëjmë. Përpara se ta mbyll, urime zotit Zeman për ditëlindjen e tij dje”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency