Premier League

Mourinho përballet me gazetarët: Jam trajneri me më shumë tituj

Jose Mourinho sot ka pohuar se është ende njëri prej menaxherëve më të mëdhenj, ndërsa vendin e dytë që e arriti sezonin e kaluar, e ka cilësuar si një prej arritjeve të tij më të mëdha.

“Jam trajner i një prej klubeve më të mëdha në botë, por edhe unë jam njëri prej trajnerëve më të mirë në botë. Sezonin e kaluar kisha sukses dhe këtë nuk doni që ta pranoni. Ju nuk kritikoni Klopp dhe Pochettino, që u renditën të tretët dhe të katërtët, pasi ata nuk kanë fituar gjë”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp.

Trajneri portugez u kujtoi gazetarëve Europa Leaguen e fituar me “djajtë e kuq” vitin e kaluar, ndërsa vuri theksin te e kaluara e tij e lavdishme, pasi ka fituar në të gjitha ligat që ka drejtuar.

“Analizoj performancën time dhe për mua është më e rëndësishme çfarë mendoj vetë, sesa çfarë mendoni ju. Po e përsërisë që para dy sezoneve ne kishim sukses duke fituar Europa Ligën. Jemi ekipi i fundit në Angli që ka fituar një kupë evropiane. Kam fituar tetë tituj të ligave, në Angli, Spanjë e Itali, si asnjë trajner tjetër në Premier League”, ka thënë portugezi.

Manchester United të dielën përballet me Burnleyn dhe është në presion pas dy humbjeve me radhë ndaj Brightonit dhe Tottenhamit, ndaj do të kërkojë rikthimin te triumfi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency