Kupa e Italisë

Mourinho rikthehet si kundërshtar në “San Siro”, Inzaghi lë pushim 4 titullarë

Vetëm tre ditë pas humbjes në derbi, Interi rikthehet sërish në “San Siro”, këtë herë për një tjetër super-përballje, atë ndaj Romës, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe që transmetohet live në ekranin e SuperSport 2.

Ndryshe nga takimi i tri ditëve më parë, Inzaghi ka lënë në stol turkun Hakan Calhanoglu dhe në vend të tij ka zgjedhur Arturo Vidal, ndërsa në sulm është Alexis Sanchez që formon dyshen me Dzekon, duke lënë në pankinë Lautaro Martinez.

Ndryshim edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes e mesfushës, pasi luajnë nga minuta e parë D’Ambrossio e Darmian, me De Vrij e Dumfries që janë ulur në stol dhe Skriniar që është pozicionuar në qendër të mbrojtjes.

Nga ana tjetër, në përballjen për herë të parë si kundërshtar me Interin, Mourinho ka rikuperuar Pellegrinin që do ta nisë nga pankina dhe sulmin ia ka besuar dyshes Zaniolo-Abraham, që do të mbështeten nga Mkhitaryan…

Formacionet zyrtare:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency