Retro

Mourinho rrëfen njohjen me Drogba: A ke ndonjë kushëri që luan si ti?

Jose Mourinho rrëfen njohjen me Didier Drogba…

“Didier Drogba erdhi në jetën time në minutën e 5-të të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Marseille dhe Porto, në “Velodrome”. E kisha të vështirë të ulesha, pasi pashë një gjigant me fanellën me numër 11 të shënonte. Ai festoi golin, si të ishte i fundit, teksa turma e tifozëve u çmendën dhe zhurma ishte shurdhuese.
Në pushim mes pjesëve, e gjeta në tunel dhe i thashë: Unë nuk kam para të të blej ty, por a ke ndonjë kushëri që mund të luajë kështu si ti, në Bregun e Fildishtë? Ai qeshi, më përqafoi dhe më tha: Një ditë ti do të jesh në një klub që mund të më blejë mua.
Pas 6 muajsh unë firmosa me Chelsea-n. Gjeta një klub super të fuqishëm, me të cilin çdo futbollist do të donte të negocionte, firmoste apo të luante. Unë kisha shumë opsione, por mbërrita dhe thashë: Unë dua Didier Drogba. Menjëherë lindën dyshime dhe pyetje nga disa njerëz, të tipit “Pse ky?”, “Pse jo ky tjetri?”, “A do të përshtatet?”, etj., por unë këmbëngula, duke theksuar: Dua Didier!
Pas pak ditësh e takova Drogba në një aeroport në periferi të Londrës. Më përqafoi sërish, por këtë herë në një mënyrë të paharrueshme: një përqafim që tregonte mirënjohjen e këtij njeriu dhe dashurinë për njerëzit që kanë rëndësi për të. E papërshkrueshme!
Më pas më tha: Faleminderit. Unë do të luftoj për ty dhe nuk do të zhgënjehesh. Do të të qëndroj besnik përgjithmonë.
Dhe këtë bëri…Besnikëria e tij dilte në pah me lidershipin që tregonte dhe mënyrën si i përballonte momentet e vështira. Momente ku nuk ka asgjë më shumë rëndësi sesa të jesh aty për trajnerin tënd, për kolegët e tu. U shndërrua në një person që e dija se mund të mbështetesha kudo dhe kurdo të kisha nevojë!
Kur skuadra ishte nën presion, ai kthehej të mbronte, kur kishte ndonjë dëmtim, sakrifikonte në limited he sigurisht, nuk harronte asnjëherë të shënonte golat që priteshin prej tij.
Këta gola i dhanë atij shumë tituj dhe çmime, por ajo që më mbeti mua, ishin historitë e panumërta që ne kemi së bashku…

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency