Conference League

Mourinho shpjegon humbjen në Norvegji, por e sheh gotën gjysmë plot

Ndeshja e parë, ashtu siç ndodhi edhe në fazën e grupeve të Conference League, e fitoi Bodo/Glimt, por këtë herë me rezultat të ngushtë. Jose Mourinho, gjithsesi, është i bindur se në raundin gjysmëfinal do të kualifikohet Roma e tij. Pas ndeshjes së zhvilluar në Norvegji, trajneri portugez u shpreh:

“Goli i tyre i dytë erdhi nga një top të vdekur, ndërsa i pari ishte qesharak. Ne bëjmë shumë volum, por ka pasur mungesë përqendrimi. Megjithatë, gjëja që më shqetëson më shumë është dëmtimi i Mancinit. Situata është shqetësuese, është një nga ato gjëra që ndodhin në fushat me bar artificial. Humbëm 2-1, por kemi ende një ndeshje të dytë për të luajtur, në Olimpico para tifozëve. Ndihem i favorizuar për raundin tjetër”.

Pavarësisht humbjes, Mourinho e sheh gotën gjysmë plot.

“Sigurisht që kam besim total te lojtarët dhe te mbështetja e stadiumit tonë. Gjithashtu kam besim se do të ketë një arbitër të mirë me asistentë të mirë. Kur luajtëm me ta herën tjetër në Romë, nuk na u dhanë dy penallti shumë të qarta. Edhe sot, në pjesën e parë, u shpallën dy pozicione jashtë loje. Kjo tregon nivel të dobët”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency