Mourinho vazhdon sulmin, me një armik të ri te United!
Nuk ka paqe për Jose Mourinhon në Angli. Sipas mediave angleze, trajneri portugez ka bërë një armik të ri, pas Paul Pogba. Bëhet fjalë për Marcus Rashford, i cili është kritikuar ashpër nga tekniku i United, për shkak edhe të sjelljes së keqe në ndeshjen kundër Young Boys. Në fund të takimit, sulmuesi anglez nuk ndoqi udhëzimet e stafit e nuk bëri nxemjen siç duhet.
Ndërkohë dhoma e zhveshjes është ndarë në dysh. Situata në klubin nga Manchester vazhdon të bëhet akoma më e rëndë, me njërin grup i cili mbështet Paul Pogba e përbëhet nga Andreas Pereira, Martial, Bailly, Shaw e Rashford, e grupi tjetër që mbështet Mourinhon me lojtarë si Matic, Young, Valencia, Fellaini dhe Alexis Sanchez.
Ish-tranjeri i Portos, Inter e Chelsea duket se nuk do t’ja dijë për askënd, por rezultatet e fundit negative, si barazimi me Wolverhampton në kampionat dhe eleminimi surprizë nga Kupa e Ligës me Derby County-in e Frank Lampard, kanë lëkundur pozitën e tij si tranjer i “Djajve të Kuq”. Shumë tifozë ëndërrojnë ardhjen e Zinedine Zidane, i parë në Londër për pushime disa ditë më parë. Tensioni i Mourinhos me Pogba gjithashtu sa vjen e shtohet, e duket se shumë shpejt klubi duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë mes të dyve.



