Serie A

Mourinho vë objektivat për sezonin e ardhshëm: S’jam me fat si disa trajnerë…

José Mourinho është gati për tri ndeshjet e fundit në sezonin e tij të parë te Roma. Nuk është ende koha për të bërë një bilanc, duke pasur parasysh finalen që finalja e Conference League do të luhet më 25 maj, në “Air Albania”. “Special One” foli në mikrofonat e “Sky Sports Uk”, duke vënë objektivat për sezonin e ardhshëm.

Marrëdhënia me Mkhitaryan. “Ne kemi fituar tre tituj së bashku (Community Shield, League Cup, Europa League) te Man. United. Fatkeqësisht, janë tre të fundit e “Djajve të Kuq”. Unë them “fatkeqësisht” sepse më pëlqen shumë United dhe i uroj më të mirën. Në sezonin e dytë gjërat shkuan ndryshe. Në fillim të vitit njerëzit thane se Miki nuk ka asnjë shans me mua, por u vërteta e kundërta. Ishim shumë të sinqertë me njëri-tjetrin në atë moment, edhe me Minon, u prehtë në paqe Mino, diskutimi ishte shumë i mirë. Unë gjithmonë përpiqem të jem shumë i sinqertë me lojtarët. E pashë që projekti im në Romë ka nevojë për një lojtar si Miki, e kuptoj edhe rëndësinë e tij në grup dhe ai po përjeton një sezon fantastik”.

Chris Smalling: “Aika përvojë dhe cilësi. Gjithashtu, taktikisht, në lidhje me sistemin e lojës së ekipit dhe organizimin mbrojtës. Chris po bën shumë mirë këtë sezon, duke luajtur në një nivel që më bën shumë të lumtur, sepse ai është një lojtar fantastik. Ai njihet në Itali si “Smalldini”, gjysmë Smalling, gjysmë (Paolo) Maldini. Ai po bën gjëra të mahnitshme për ne.”

Synimet për sezonin e dytë: “Do të përpiqemi të futemi në Champions League, por kur shikon nivelin e investimeve të Interit, Milanit dhe Juventusit, kupton që këto vende janë të zëna. Është vendi i katërt, sezonin e kaluar ishte Atalanta, këtë sezon është Napoli. A mund ta arrijmë sezonin tjetër? Mendoj se po. Në këtë pjesë të dytë të sezonit, pas merkatos së janarit, bëmë ndryshime mjaft të vogla për të përmirësuar ekipin. Nuk jam me fat si disa trajnerë që mund të blejnë çfarë të duan. Sezonin e ardhshëm, pas këtij viti pune dhe evolucioni në të gjitha nivelet, mendoj se kemi një shans dhe ky është objektivi i radhës për sezonin e ardhshëm”. .

E ardhmja. “Për momentin gjithçka është shumë e qetë, sepse kam edhe dy vite kontratë. Klubi nuk ka tentuar për të më ofruar rinovimin, për të mos më vendosur në presion. Duhet të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të filloj sezonin e ardhshëm 100%, sepse nuk jam duke kërkuar për një ndryshim, njerëzit e mi e dinë këtë. Unë nuk mund të largohem nga klubi në sezonin tim të dytë. Sezonin e ardhshëm jam këtu.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency