Serie A

Mourinho zbulon merkaton e Romës dhe “djeg” Lazion

Me Maitland-Niles vetëm një hap larg zyrtarizimit, Jose Mourinho ka zbuluar detaje mbi merkaton e janarit te Roma, teksa ka pranuar se verdhekuqtë nuk kanë mundësinë të investojnë, por do të provojnë të afrojnë 2-3 lojtarë në huazim.

“Ne nuk kemi luksin të investojmë për të blerë futbollistë 20-25 milionë euro, por do të provojmë të përforcohemi me 2-3 futbollistë në huazim. Në krahun e djathtë kemi luajtur gjithmonë me Karsdorp dhe kur ai mungon, duket qartë që nuk jemi në ekuilibër. Drejtuesit i dinë pozicionet ku kemi më shumë nevojë dhe po provojnë të huazojnë 2-3 futbollistë. Për Maitland-Niles nuk më ka thënë ende njeri që e kemi marrë zyrtarisht, por më pëlqen shumë”, u shpreh portugezi.

Tekniku verdhekuq foli më pas edhe për rivalitetin me skuadrat e tjera italiane, teksa deklaroi se me Milanin nuk ka pasur asnjë problem dhe theksoi se nuk do të stërvitë asnjëherë Lazion.

“Për një trajner është e vështirë të thotë që këtu apo aty nuk do të shkoj asnjëherë, pasi ndryshojnë shpejt situatat. Megjithatë Romën e pranova pa problem, ndërsa te klubi tjetër i qytetit nuk do të shkoja kurrë. Me Milanin për shembull, kemi bërë shpesh batuta, por nuk kemi pasur asnjëherë probleme”, tha Mou.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency