Moviola/ Gabimet e arbitrave në javën e 7 të Superiores
Ndeshjet e javes se 7 ishin serish problematike per disa nga gjyqtarët e zgjedhur per ti gjykuar ato. Në takimin e luajtur ne stadiumin “Gjirokastra”, Andi Koçi u thirr ne apel në një rast unik për kampionatin tonë. Në minutën e 20-te Guri shërbehet mjaft mirë pas shpinës së mbrojtjes dhe në momentin që kishte mundesi për t’u shenuar u ndal nga një bilbil, që nuk ishte i gjyqtarit në fushën e lojës. Të njejtin veprim bën edhe mbrojtësi Beqiri, por fjalët e Koçit për të vazhduar rikthyen në aksion Gurin që shërben për Bakajn dhe gjuajtja e tij sjell golin me të çuditshem të futbollit tonë. Në fare pak sekonda fajtorët janë te shumtë, fillimisht Koçi që nuk ndal lojën në respekt të rregullores dhe me pas lojtaret e Kukësit që braktisen parimet e Fair play-it.
Në të njëjtën ndeshje 10 minuta më vonë Koçi sinjalizon për 11-metërsh për Kukësin, por në këtë rast nuk ka vend për asnjë koment.
Një ndeshje me tension ishte ajo e luajtur në Vlore, ku pikërisht per shkak te gabimeve te arbitrave vendasit protestuan ne fillimin e saj. Në keto kushte nuk mund te ishte e thjeshte per kryesorin Remzi sadiku, i cili thirret ne apel ne minuten e 17 ne zhvillimet e nje aksioni për vlonjatët, ku pas nje dueli të Useinit dhe Idrizajt pretendohet per 11-metërsh, por kryesori ndonëse nga fare pranë e konsideron të rregullt.
Në minuten e 29 nje duel ne zonen e pese metrave te zones vlonjate mes portierit Nurkovic dhe mbrojtesit te Kamzes konsiderohet faull duke bere te pavlefshem topin e çuar ne rrjete nga fukui.
Ndërsa ne minuten e 90-të nje prekje e topit me dore ne menyre te dukshme nga Siljanovski nuk sinjlizohet per 11-metërsh, duke penalizuar ndjeshem Kamzen.
Në ndeshjen e fundit te javës mes Teutës dhe Skënderbeut, gjyqtari Kola kishte gjithcka në kontroll por në dy raste që u thirr në apel vendimet e tij morën diskutime te shumta. Në minuten e 66 James ben një veprim te zgjuar në zonë, por mbrojtesi Beqja në momentin final rreshket dhe devijon topin me dorë. Për kryesorin eshte 11-metërsh, por durrsakët pretendojne per nje veprim te pavullnetshëm.
Thuajse 10 minuta me vonë gjyqtari sinjalizon per nje tjeter 11-metërsh, por në kete rast rrëzimi i Micit eshte më shume simulim se sa i ndikuar nga kontakti me Beqjan.



