Mposhtet Vllaznia U-19, por shpreson ende te kualifikimi
Astana ishte shumë e fortë për Vllazninë e 19-vjeçarëve.Të rinjtë shkodranë e nisën me një humbje 3-1 aventurën në UEFA Youth League(ndryshe Championsi i të rinjëve) ndaj Astanas në Kazakistanin e largët. Vendasit e dominuan takimin dhe realizuan tre gola në harkuan e 53 minutave por finalizimi në fund i kuqebluve me anë të Qardakut mban gjallë shpresat e kampionëve të Shqipërisë në këtë grupmoshë për të kaluar këtë raund.Vllaznisë tashmë do t’i nevojitet një fitore 2-0 në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas 20 ditësh në Shkodër.



