“Mrekullia” e Bajramit nuk mjafton, Milani fiton “in extremis” ndaj Empolit (video)
Nedim Bajrami realizon një gol spaktakolar në ndeshjen mes Empolit dhe Milanit, që përfundoi me fitoren e pabesueshme të “Djallit” në kohën shtesë. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të lirë nga distancë rreth 25 metra, por vetëm një minutë më vonë Toure realizoi golin e fitores për Milanit, ndërsa Leao vulosi fitoren 1-3 të Mianit pak para vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit.
Në fakt, kuqezinjtë shënuan të parët në të 79-tën me Rebic, që e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë, i shërbyer nga Leao.
Bajrami, i futur në fushë në minutën e 59-të, u duk se do ta shmangte humbjen me atë “perlë” nga distanca, por në minutat 90+4’ dhe 90+7’ ndodhi përmbysja e madhe e “Djallit”, që duhet pranuar kishte krijuar raste të shumta gjatë lojës, kishte goditur traversën me Giroud, por do të shpërblehej për mundin e madh vetëm në fundin e sfidës.
Goli i Rebicit
Goli i Bajramit
Goli i Toure
Goli i Leaos



